Balla e quan "sorrë" deputetin e VV-së që mori pjesë në protestë: Është mik i Mujecit, i arrestuar me 11 mijë doza drogë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka komentuar pjesëmarrjen e deputete të zgjedhur të VV-së, Egzon Azemi, në protestën kundër Qeverisë Rama në Tiranë.
Ai e ka goditur fort zyrtarin e VV-së, duke e identifikuar si sorrë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar një video në Facebook, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së, i cili në verën e vitit 2023 ishte arrestuar në Tiranë për shitje droge.
“Transparenca e Protestës🦩identifikojmë sorrat🐦⬛ Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, ka shkruar Balla.