“Bakllava, kadaifi”: Kulla me metaforë, thotë se Vuçiqi po e përdor "strategjinë e Titos" - NACIONALE

“Bakllava, kadaifi”: Kulla me metaforë, thotë se Vuçiqi po e përdor "strategjinë e Titos"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ilir Kulla, analist, ka komentuar marrëdhëniet e Serbisë me Perëndimin.

Në një intervistë për një medium në Shqipëri, Kulla tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e përdor “strategjinë e dikurshme të Titos”.

Madje, ai kishte një metaforë interesante për të përshkruar politikën e Vuçiqit.

“Unë mendoj që Vuçiqi po përdor atë strategjinë e dikurshme të Titos. Po kërkon të hyjë në vend se të bëjë luftë po kërkon të bëjë biznes, të lidhet me interesa në mënyrë që vendi i tij të mos dëmtohet nga kjo luftë e madhe që po ndodh aktualisht në botë. Pra ta mbajë një dorë në kadaif, një dorë në bakllava” – tha Kulla.

Në këtë interpretim, Kulla ka pasur një përshkrim “lavdëruese”, duke thënë se Vuçiqi “e ka tejkaluar gjithë lidershipin tjetër të Ballkanit” në thithjen e investimeve nga Perëndimi e Lindja.

“Kur rri me Perëndimorë, ai iu flet në anglisht dhe kur rri me lindorët dhe me serbët, iu flet gjuhën që e kuptojnë serbët dhe rusët. Në këtë kohë, me gjermanët dhe francezët, duke qenë se këta janë qendra e gravitacionit të BE-së, ka futur në tryezë edhe disa kontrata të mëdha biznesi…Ndërkohë ai ka bërë të njëjtën edhe me kinezët, ka bërë të njëjtën gjë edhe me rusët, ka bërë të njëjtën gjë edhe me turqit, ka bërë të njëjtën gjë edhe me arabët. Pra ai e ka përdorur ekonominë në mënyrë shumë inteligjente për interesat e strategjit të vendit të vetë. Nga kjo pikëpamje le të themi ai e ka tejkaluar gjithë lidershipin tjetër të Ballkanit” – tha ai.

Lajme të ngjashme