Bajrami, VV-së: Në MPHI janë dy ministra, Durmishi nënshkruan tendera - NACIONALE

Bajrami, VV-së: Në MPHI janë dy ministra, Durmishi nënshkruan tendera

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mungesa e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje e Financave Publike ka nxitur debate të ashpra në mes të pozitës dhe opozitës.

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”, pozita ka mbrojtur punën e ministrit Alu, kurse opozita ka kritikuar atë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në këtë ministri janë dy ministra.

Sipas saj, rolin e ministrit në këtë institucion e luanë edhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Ky i fundit, ka thënë Bajrami, po nënshkruan edhe tendera.

“E ke të pamundur me e mbrojt ministrin, sepse në kabinetin e ministrisë së infrastrukturës i keni dy ministra, jo një. Sepse është edhe Durmishi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Durmishi po bënë veprime në ministri të cilat nuk janë

“Janë dy ministra, për faktin se e keni edhe një zëvendësministër i cili nënshkruan tendera që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e qeverive të tjera”, është shprehur Bajrami.

Lajme të ngjashme