Bajrami: Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve - NACIONALE

Bajrami: Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se ‘duhet të merren urgjentisht masa për sigurinë e qytetarëve’.

Znj.Bajrami shkruan pas ngjarjes së mbrëmshne në Prishtinë, ku si pasojë, vdiq edhe një grua e moshës 48 vjeçare nga plagët e marra.

Bajrami shkruan:

Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve

Mbrëmë një grua e moshës 48 vjeçare është vrarë pranë shtepisë së saj, në veturën e saj.

Kjo është e papranushme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihën të lirë. Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihën të lirë ata përserisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!

Ngushëllime familjeve të viktimave, thirrje institucioneve që mos të lënë krim pa ndeshku as kriminel të lirë!

Siguria është e drejtë elementare njerëzore.

Lajme të ngjashme