Bajrami ua çmonton logjikën VV-së: Papunësia është zvogëluar për shkak të ikjes nga Kosova - NACIONALE

Bajrami ua çmonton logjikën VV-së: Papunësia është zvogëluar për shkak të ikjes nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deptuetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është marrë sërish me pretendimin e çuditshëm të VV-së se papunësia është vetëm 4 për qind.

Në një prononcim për Front Online, Bajrami ka rrëzuar krejtëisht këtë argumentim të VV-së.

Sipas Bajramit, në papunësinë e Kosovës “nuk llogaritën si të papunë plot 694.413 qytetarë”.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023 (e fundit e publikuar nga ASK), papunësia në Kosovë është 10.9%, por në këtë papunësi nuk llogaritën si të papunë plot 694 413 qytetarë të cilët janë jo aktiv në tregun e punës, vetëm e vetëm për faktin se këta nuk lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit, pranë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve” – ka vlerësuar Bajrami.

Në argumentimin e saj, Bajrami e ndërlidhi uljen e papunësisë me emigrimin.

“Mos harroni se papunësia është zvogëlu edhe për faktin se shumë të punësuar dhe shumë të papunë kanë ikë nga Kosova” – ka shtuar Bajrami.

Lajme të ngjashme