Bajrami: Prej bllokade në bllokadë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, rikujtoi situatën e vitit 2021, duke theksuar se atëherë nuk kishte as vota të sigurta dhe as një kandidate konsensuale për pozitat kyçe shtetërore. Sipas saj, aktualisht kërkesat e Kurtit për një figurë jopartiake dhe unifikuese për president, si dhe sigurimin e 85 votave, paraqesin një standard të ri që nuk reflekton realitetin politik.
Ajo paralajmëroi se vendi mund të përballet me një krizë të re nëse shkohet sërish në zgjedhje, duke vënë në dyshim mundësinë e sigurimit të votave edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e lëre më për presidentin.
Bajrami e përshkroi situatën aktuale si një cikël të vazhdueshëm bllokadash dhe krizash politike, duke akuzuar Kurtin për synim të kontrollit të plotë mbi buxhetin dhe institucionet shtetërore.