Bajrami për Kurtin: Popullist esktrem, çdo vendim e bazon veç në sondazhe - NACIONALE

Bajrami për Kurtin: Popullist esktrem, çdo vendim e bazon veç në sondazhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “popullist esktrem” që veprimet i bazon “vetëm mbi sondazhe” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një shkrim të gjatë kritikues, Bajrami shtjelloi ninullat frazeologjike të Kurtit si “qerrja para kalit” e “kafja pa filxhan”; si “gjuhë e dështimti të Albin Kurtit”.

Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfitu vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si ‘dimër në verë’, ‘qerrja para kalit’, ‘kafeja pa filxhan’. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: ‘Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër’”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme