Bajrami paralajmëron: Sapo të konstitutohet Kuvendi, do të kërkojmë shkarkimin e bordit të ZRrE-së - NACIONALE

Bajrami paralajmëron: Sapo të konstitutohet Kuvendi, do të kërkojmë shkarkimin e bordit të ZRrE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRrE-së.

Ajo ka thënë se do të ftohet në raportim edhe bordi aktual, për të kërkuar revokimin e vendimit.

Postimi:

Pas postimit të fundit, shumë qytetarë po më pyesin:

Çfarë do të bëjë LDK-ja lidhur me vendimin e ZRRE-së?

Ja përgjigjja:

Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%.

Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual.

Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim.

ZRRE-ja duhet të ketë një bord profesional dhe transparent, që publikon pasqyrat financiare (fitimet) të KEDS-it dhe KESCO-s.

Kuvendi gjithashtu duhet të ketë raport të saktë për tregtinë me energji, por edhe për investimet që KEDS-i është i obliguar t’i bëjë në rrjet, sipas kontratës.

Lajme të ngjashme