Bajrami, Muratit: Është rritur qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga ministrit në detyrë i Financave, Hekuran Murati, që të tregojë se cilave kompani u është rritur qarkullimi.
Ajo ka bërë me dije se ky qarkullim u është rritur kompanive që merren me tregtinë e energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka ftuar Muratin në një debat televiziv.
“Tregoni ekonomistit - interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre. Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë. Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta cakton kohën dhe vendin”, ka shkruar Bajrami.