Bajrami - ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndajte si karramele - NACIONALE

Bajrami - ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndajte si karramele

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri Hekuran Murati, shkruan se qarkullimi i bizneseve në muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, ka shënuar rritje prej 4.8%.

Por, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, nëpërmjet katër shpjegimeve të shkurta, hedh poshtë këtë statistikë të ministrit Murati.

Bajrami shkruan:

Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2022 janë për 6% me të ulëta 📉se ato të vitit 2023, për këtë s’po flet a?

Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve.

Në mandatin e juaj:

❌

Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,

❌

Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,

❌

Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,

❌
Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉se ai i vitit 2022.
❌
Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…🤦‍♀️

E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi.

Postimi më poshtë, është nga ministri Murati:

Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈+4.8% rritje.

Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.

Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq.

Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

Lajme të ngjashme