Bajrami me kritika të ashpra ndaj VV-së: Jeni kampionë të zhgënjimit - NACIONALE

Bajrami me kritika të ashpra ndaj VV-së: Jeni kampionë të zhgënjimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar një numër të madh të akuzave ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se kjo qeveria nuk po bën asgjë për ta ndalur ndaljen e ikjen e profesionisteve shëndetësor, mësuesve dhe punëtorëve të administratës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-ja kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovës.

“Po ikin profesionistët shëndetësor, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjehëshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë. Na kujtohet se si LVV pat premtu kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë”, ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka përmendur edhe dështimin në emërimin e njerëzve në pozita të larta.

“11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm - pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, Fondi Pensional pa bord, Banka Qendrore pa guvernator, Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor, Administrata Tatimore pa drejtor. A ju shqetëson fakti se askush s'po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjën e madhe që kishit dikur?!”, ka shkruar ajo, duke përmendur te metat tjera të kësa qeveria.

“Jeni kampionë të zhgenjimit. Vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t'i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend. Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ''komiteteve'', andaj edhe s'ka si të jetë ndryshe”, ka vlerësuara ajo.

Lajme të ngjashme