Bajrami: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk i votojmë për hatër të VV-së - NACIONALE

Bajrami: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk i votojmë për hatër të VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se kjo parti nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend për hatër të VV-së.

Ajo ka bërë me dije se këto marrëveshje LDK-ja i voton kur e konsideron se ato janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, për këtë çështje kjo parti nuk koordinohet me partinë në pushtet.

“Nuk ka nevojë me u koordinu fare sepse ne marrëveshjet ndërkombëtare nuk i votojmë me i bë favor Lëvizjes Vetëvendosje, por marrëveshjet ndërkombëtare në i votojmë atëherë kur jemi të bindur që ato shkojnë në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bajrami për portalin “FrontOnline”.

Ish-ministrja e Financave ka treguar arsyet pse kjo parti deri me tani nuk i ka votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne e kemi kundërshtuar një marrëveshje ku MF –ja ka marrë kredi 40 milionë euro për skemat sociale, kemi disa vota për dhe disa kundër sa i përket marrëveshjes për burgun e Gjilanit dhe është marrëveshja e OPEC-ut të cilën prej ditës së parë e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë. Ndërkohë, që për të tjerat nuk ka asnjë nevojë për një koordinim”, është shprehur ajo.

Pra prapë, po e them nuk i votojmë as për hatër të znj. Kusari dhe as të Lëvizjes Vetëvendosje, por e bëjmë këtë sepse mendojmë që duhet të jemi të përgjegjshëm karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Nuk ka koordinim me VV-në”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme