Bajrami komenton “të arriturat” e Qeverisë Kurti, i konteston pikë për pike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar ato që Kryeministri Kurti, i prezentoi si të arritura të qeverisë së tij, për një vit e gjysmë sa kabineti i tij po udhëheq me vendin.
Bajrami, që me profesion është ekonomiste, i ka kontestuar pikë për pike, të gjitha statistikat që kryeminitri prezentoi dje.
“Të dashur qytetarë,
Këto janë komentet e mia përmes fakteve sa i përket qeverisjes 18 muajshe të z.Kurti:
#Kryeministri Kurti: Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike.
#Koment: Viti 2021 ishte vit postpandemik, andaj rritja ekonomike aspak nuk i atribuohet Qeverisë, ju përkujtoj se Mali i Zi e ka pasur rritje ekonomike prej 12.4 % në vitin 2021. Ndërkaq është e vertetë se rritja ekonomike në çerekun e parë të këtij viti ishte 4.9% por në çerekun e dytë është vetëm 2.14%. Shih fig. 1, 2 dhe 3.
#Kryeministri Kurti: Në 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e përballjes me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj.
#Koment: Për këto qindra miliona euro të shpërndara vetëm ju dhe ministri Murati jeni në dijeni, sepse në asnjë raport nuk figurojnë. Për qudi asnjëherë nuk publikuat asnjë listë të përfituesëve apo “50 top përfituesëve”. Publikoni listat e përfituesëve, sepse transparenca është veti e domosdoshme e qeverisjes së mirë, një prej kartave me të cilat keni ardhë në pushtet.
#Kryeministri Kurti: Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor.
Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta.
#Koment: Janë rritë të hyrat si rezulatat i rritjes së çmimeve. Sipas Bankës Botërore inflacioni në Kosovë është mbi 19%. Për inflacion jemi të parët në rajon.
#Kryeministri Kurti: Eksportet u rritën për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit kemi rritje për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
#Koment: Kush janë eksportuesit? Ata të cilët si Kryeministër as nuk keni guxim as t’i vizitioni, sepse keni vjellë vrerë kundër “oligarkëve” sa ishit në opozitë. Trego me cilat politika fiskale, me çka i ke ndihmuar eksportuesit? Me asgjë.” Ka shkruar ndër të tjera Bajrami.