Bajrami kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK: Duhet të ketë përgjegjësi - NACIONALE

Bajrami kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK: Duhet të ketë përgjegjësi

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të radhës në KEK, duke kërkuar hetim të plotë për rastet e humbjes së jetëve në vendin e punës.

Bajrami ka theksuar se brenda më pak se dy muajsh, tre punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën, duke lënë pas tri familje të prekura përgjithmonë.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve, ndërsa ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të hetojnë rrethanat e secilit rast dhe të përcaktojnë nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë.

Sipas saj, përgjegjësit duhet të përballen me masa konkrete nëse konstatohen shkelje. Bajrami ka kërkuar gjithashtu që KEK-u dhe kompanitë e tjera publike e private të rrisin masat për sigurinë dhe kushtet e punës.

Ajo ka bërë thirrje edhe për rritjen e mbikëqyrjes nga Inspektorati Qendror i Punës, me qëllim që raste të tilla të mos përsëriten.

Lajme të ngjashme