Bajrami ia mëson VV-së ABC-në e qasjes në të dhëna, ua ilustron edhe me video - NACIONALE

Bajrami ia mëson VV-së ABC-në e qasjes në të dhëna, ua ilustron edhe me video

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ia mësoi VV-së procedurën e thjesht të qasjes në të dhënat në e-prokuorimi dhe i akuzoi ata për keqpërdorime, uzurpime të pozitave dhe mungesë transparence.

Në reagimin e saj, Bajrami thotë se pushteti aktual nuk e ka hallin që i zë vepra, por pyet se si po zbulohen. Ajo ka komentuar rastin e një deputeteje të VV-së, e cila, sipas saj, është kapur në flagrancë për favorizim të familjarëve në ndarjen e granteve.

Kjo erdhi pasi Bajrami paraprakisht raportoi për një tender 137 milionësh të KEK-ut pa fizibilitet, ku paralajmëroi për korrupsion dhe keqmenaxhim. Pas postimit të Bajramit, reagoi deputetja Fitore Pacolli e cila i kërkoi Bajramit t’ia tregoj burimin e të dhënave, si shqetësimin e vetëm rreth tenderit milionësh.

“Nëse mundesh me na tregu Hykmete se ku po i merr vesh këto informata se kush ka me apliku në tender të rehabilitimit të A3-shit, se KEK po thotë janë të mbyllura dhe veç në platformën elektronike e-prokurimi.

Me pasë qenë deputete e LVV, sonte televizionet e kishin trajtu këtë çështje e Prokuroria nesër e kish thirrë me pyet se kah po i merr informatat konfidenciale. Por masi nuk është, edhe përmes postimit në Facebook e pranojmë përgjigjen se ia ka marrë dorën postimeve.” – shkroi ajo.

“Bajrami shpjegoi se të dhënat nga e-prokurimi janë të qasshme për secilin qytetar, duke e ilustruar madje një gjë të tillë edhe me video:

Për çdo hajni, për çdo kepërdorim keni me dhanë llogari para qytetarëve, para ligjit dhe para Zotit.

Dmth. këta se kanë hallin që i zë vepër, por pyesin qysh po na zini.

Kështu deputetja e VV-së paska menduar që nuk merren vesh grantet për vëllain dhe dajën e saj, prandaj u zu në flagrancë.

A njëmend po mendoni se vjedhni, keqpërdorni e uzurponi pozitat dhe tjerët duhet të heshtin, a?

Po mendoni që nuk po ju shohim, a?

Deputetë ju thënçin, a e dini sa e thjeshtë është kjo punë:

Të dhënat nga e-prokurimi janë të qasshme për secilin qytetar, bash për secilin, por ju këtë nuk e dini, se ju mendoni që qelsat e këtij shteti i keni vetëm ju. Jo more qeveritë e kaluara e kanë ndërtu platformën e e-prokurimit, kjo platformë është transparente. Pra, dy minuta punë është me kriju një llogari në e-prokurim, dhe aty i merr krejt informacionet.

Shikoje poshtë këtij postimi se sa e lehtë është, po ua ilustroj edhe me video.

Por, mos shpif zonja deputete, se unë nuk kam thënë askund asnjëherë se kush i fiton tenderët, atë e marrim vesh pasi ta shpallni fituesin me negociim dhe në grupe të “Whats-App-it”.

A që po mundoheni me i keqpërdorur 137 milionë euro në KEK, kjo po shihet qartë!

Ndërsa për deputetin e Obiliqit, i cili po hetohet për shpronësimet në Shipitullë, s’kam asnjë koment, veç një pyetje:

Qysh bre që pesë vjet, me të gjitha nivelet e pushtetit, s’keni asnjë fakt, asnjë të vetëm, për lidhjen time me sektorin e farmacisë?

Qitni dëshmitë ose ndalni shpifjet se turp.

Unë me u ndalë n'plan nuk e kam.

Po edhe në barna e në shëndetësi jeni duke vjedhë shumë - tepër shumë. Do t’i vijë radha edhe asaj teme, por njëherë jemi të zënë me energji.”

Lajme të ngjashme