Bajrami ia kthen Murati për punësimet: Mjaft manipulove ministër
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ia ka kthyer një përgjigje të re Hekuran Muratit, ministër i Ekonomisë.
Në shkrimin e saj, Bajrami ka shkruar “mjaft manipulove, ministër”.
Tutje, Bajrami ka ofruar disa shifra, sipas së cilës, konfirmojnë ato që ka shkruar më parë.
Bajrami ka shkruar edhe disa pyetje.
“Ministër prapë me manipulime e me shifra të përzgjedhura a?
Edhe njëherë e vërteta e vetme është se vende pune të qendrushme, që për 12 muaj kanë paguar kontribute në Trust janë:
10 179 në vitn 2020 (pandemi),
16 877 në vitn 2021,
15 833 në vitin 2022,
12 551 në vitin 2023,
Këto janë të dhënat e sakta, të tjerat janë janë mashtrime.
E nëse bash je i sigurt minister në atë se çka po thu pse s’po përgjigjesh në pyetjet që ja parashtrova Kryeministrit?
📍Qysh krijohen vende shumë pune kur rritjen ekonomike e keni vetëm 4.3% (20222); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?
📍Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?
📍Qysh po u krijojkan vende punë kur investimet kapitale gjatë mandatit janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?
📍Sa qytetarë kanë ikë nga Kosova nga viti 2021?” – ka shkruar ajo.