Bajrami i sfidon Mujën e VV-në: Caktone studion e kohën, ejani të ballafaqohemi
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, i ka reaguar Armend Mujës, deputet i VV-së.
Në statusin e saj, Bajrami ka shkruar se kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit.
Tutje, Bajrami i ka sfiduar Mujën dhe VV-në në duel televiziv.
“I bëj thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vijnë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshta të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetërore dhe Ridvan Muharremin, për tenderat në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licensat e Microsoft-it, për160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar.
Caktone studion, kohën merrni vizatimet me veti unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!” – ka thënë ai.