Bajrami i reagon Muratit për 100 eurot: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë i yti personal - NACIONALE

Bajrami i reagon Muratit për 100 eurot: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë i yti personal

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili u tha qytetarëve të mërkurën se nëse nuk duan, mund të mos i marrin 100 euro.
Bajrami ka shtruar dy pyetje për Muratin.

"Dy pyetje për Hekuran Muratin:
1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe

2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?

Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq".

Lajme të ngjashme