Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: Qeveria Hoti e filloi procesin e Ligjit për grantin e përformacës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për manipulim lidhur me një postim të tij në Facebook lidhur me Grantin e Performancës Komunale dhe akuzat e këtij të fundit ndaj saj dhe ish-kryeministrit Hoti.
Krasniqi pretendoi se ishte qeveria Kurti ajo që “më datë 28 korrik 2021 e ka votuar koncept dokumentin për Ligjin për Performancën Komunale dhe Gratin e Përformancës Komunale.”
Krasniqi ndër të tjera pretendon se “mbështetja e Qeverisë për Komunat asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.”
Bajrami i ka kujtuar Krasniqit se ishte qeveria e Hotit që e filloi procesin për ligjin për grantet e performancës.
“Ndërsa Ligjin për grantin e përformacës e keni hartu ju, por ne e kemi fillu procesin, në kohën tonë ka përfundu koncept dokumenti. Askund nuk thashë se ne e kemi bë Ligjin, por të tregova që procesi ka nisë në kohën tonë dhe se ka pasë kredibilitet të pakontestushëm krejt procesi.” – tha Bajrami mes tjerash.
Bajrami ka akuzuar ministrin Kransniqi për “grabitje të bizneseve dhe qytetarëve” në emër të inflacionit.