Bajrami: Gazi është i fortë dhe i vendosur për të ecur përpara pavarësisht sfidave të përditshme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është takuar me kreun e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Bajrami ka thënë se Muhaxheri është kryetari që çdo ditë merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe zhvillimin e komunës.
Ajo tutje ka thënë se kryetari Muhaxheri është i fortë dhe i vendosur për të ecur përpara pavarësisht sfidave të përditshme.
“Kur vizitoj vendlindjen natyrshëm e takoj edhe mikun tim Gazin, kryetarin e Pejës. Kryetarin që çdo ditë merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe zhvillimin e Komunës. Gazi është i fortë dhe i vendosur për të ecur përpara pavarësisht sfidave të përditshme. Projektet për Pejën, për Dukagjinin dhe gjithë Kosovën do të zhbllokohen pas 9 shkurtit.” – ka shkruar Bajrami.