Bajrami e LDK-së, Qeverisë: Paguani mësimdhënësit, mos manipuloni me shifra
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar sërish nga zyrtarët qeveritarë që t’ua eksekutojnë pagat mësimdhënësve kosovar.
“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ka demantuar Qeverinë në deklaratet për rritje të punësimit.
“Dhe, nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021. Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021”, ka thënë ajo.