Bajrami e LDK-së: Qeveria Kurti do të mbahet mend për korrupsion, skandale e dëmet e Kosovës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti, janë të dështuara dhe se qeverisja e tij do të mbahet mend për korrupsion, skandale, dëmet e Kosovës.
Bajrami për gazeta Blic deklaroi se kryeministri Albin Kurti po e mbyll mandatin katërvjeçar, pa lënë asnjë trashëgimi për Kosovën, asnjë projekt të madh infrastrukturore, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, e reforma në arsim.
“Albin Kurti po e mbyllë mandatin 4 vjeçar të qeverisë së tij pa lënë pas vetës asnjë trashegimi: asnjë projekt të madh infrastrukturor, asnjë njohje, asnjë antrsim, asnjë reformë në arsim, asnjë reformë në drejtësi, asnjë një përpjekje për të luftuar korrupsionin, me rritje ekonomik nën mesataren e pas pavarësisë së Kosovës, me rritje dyshifrore të çmimeve, me ikje masive të qytetarëve nga vendi e në veçanti të fuqisë punëtore”.
“Qeveria Kurti në mungesë të çfarëdo progresi do të mbahet mend për korrupsion, për skandale dhe për dëmet që ja ka bë Kosovës. Nuk duhet të harrojmë që falë Qeverisë së tij, Kosova jonë sot është në vitin e dytën nën sanksione nga Bashkësia Ndërkombëtare” – ka thënë ajo.