Bajrami e LDK-së: Përparim Rama është duke bërë më shumë punë se krejt bashkë kabineti qeveritar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i është drejtuar me fjalë kabinetit qeveritar në Kuvendin e Kosovës.
Bajrami në fjalimin e saj ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke bërë punë sa krejt bashkë ministrat.
“Përparim Rama e ka trashëguar prej pushtetit 8-vjeçar të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Mos e harroni asnjëherë edhe këtë. Në ndërkohë që kryetari Rama dhe Komuna e Prishtinës po bën sa krejt ministritë bashkë, sa krejt ju bashkë. Cila është trashëgimia që ju do ta leni? Kjo është pyetja. Sepse në opozitë keni hy në histori me gaz lotsjellës, me Molotov, me zolla. Cka do t’i leni trashëgimi vendit pas mandatit tuaj 4-vjeçar me 11.4 miliardë të menaxhuara. Kjo është pyetja.” – ka thënë Bajrami.
