Bajrami e LDK-së për VV-në: Nga krejt dhe drejt, në kundër krejtve - NACIONALE

Bajrami e LDK-së për VV-në: Nga krejt dhe drejt, në kundër krejtve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se cili slogan po i shkon më shumë partisë në pushtet – Vetëvendosje.

Sipas saj, nga krejt dhe drejt tani VV po e praktikon “Kundër krejtve”.

Partia në pushtet dhe Qeveria kur fituan 51 për qind kishin sloganin ‘krejt dhe drejt’. Tash, kur erdhën në pushtet me veprimet e tyre po dalin “KUNDËR KREJTVE””, ka shkruar ajo.

Bajrami ka renditur të gjithë sektorët që Qeveria Kurti po i kundërshton teksa i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të veprojë në raport me sindikatat për të gjetur një zgjidhje.

Kryeministër, sot duhet urgjentisht t’i takosh sindikatat, të flasësh me ata sinqerisht, mos harro se ata janë po ata profesionistë që dikur me dekada kanë punu edhe pa pagesë. Kërkesat e tyre janë legjitime se inflacioni ka arritë 20%. Nëse nuk ke buxhet, diskuto sinqerisht me Sindikatat, se ata do të ju mirëkuptojnë, mos i kërcënoni se nuk ju ka hije.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Më poshtë gjeni shkrimin e saj:

Lajme të ngjashme