Bajrami e kritikon Kurtin për premtimet e pambajtura në bujqësi: E përball me ankesat e fermerit
Prishtinë – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për propagandë dhe për mosmbajtje të premtimeve të dhëna në sektorin e bujqësisë.
Në një reagim publik, deputetja theksoi se “kryeministri kujdestar i propagandës mund të gënjejë dikë që arat dhe lopët i sheh vetëm në filma vizatimorë, por jo edhe bujqit që me djersë e mund prodhojnë ushqimin e përditshëm për qytetarët”.
Ajo përmendi edhe reagimin e fermerit Sadush Kabashi ndaj një postimi të Kurtit, duke e cilësuar si shembull të zhgënjimit të bujqve ndaj politikave qeveritare.
Deputetja shtoi se Kurti “duhet t’iu tregojë qytetarëve pse për pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumështin dhe për të gjitha produktet bazë të shportës së konsumit, siç kishte premtuar dikur”.
Sipas saj, kjo është një dëshmi e qartë se qeveria ka dështuar t’i përmbushë zotimet e saj ndaj bujqve dhe qytetarëve.