Bajqinovcit i dhurohet flamuri i Teksasit, deputeti i VV-së e konsideron veten personalitet të shquar - NACIONALE

Bajqinovcit i dhurohet flamuri i Teksasit, deputeti i VV-së e konsideron veten personalitet të shquar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, i cili ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Teksas, i është dhuruar flamuri shtetëror i këtij shteti.

Bajqinovci është ndjerë i nderuar me një dhuratë të tillë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një flamur i tillë u dhurohet personaliteteve të shquara.

“I nderuar që më është dhuruar mirënjohja Flamuri Shtetëror i Teksasit, i cili ishte valëvitur mbi Kapitol në Austin gjatë vizitës sime në Qarkun Montgomery. 🇽🇰🤝🇺🇸 Faleminderit Senator Brandon Creighton për këtë nderim të veçantë nga shteti i Teksasit, një njohje me kuptim të madh për mua personalisht dhe për vendin tim. Flamujt shtetërorë i dhurohen personaliteteve të shquara, zyrtarëve të zgjedhur dhe mysafirëve të nderuar si një gjest respekti dhe miqësie – dhe është privilegj i madh që një prej tyre më është dhuruar mua”, ka shkruar Bajqinovci.

Lajme të ngjashme