Bajqinovcin e pengojnë aksionet e opozitës: Çkado që bëjnë, LVV-ja i ka bërë më herët
Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, duket se po e pengojnë aksionet e partive opozitare, ani pse të tilla, bënte edhe kjo parti gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se çfarëdo që bëjnë partitë opozitare, i ka bërë opozita më herët.
“Xhepat plot me para nga shitja e vetes dhe e çdo parimi, nuk të lejojnë shumë kreativitet dhe kundërshti.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
LDK sot e PDK dje po bëjnë gara me PSD çfarë "aksioni simbolik" kryejnë.
Problemi është që çkado që bëjnë ato i ka bërë më herët Lëvizja VETËVENDOSJE! veçse Lëvizja edhe me përmbatje, këta veç me formë. Xhepat plot me para nga shitja e vetes dhe e çdo parimi, nuk të lejojnë shumë kreativitet dhe kundërshti.