Bajqinovci: Çdo sondazh tregon se jemi 56 për qind, pa mërgatën - NACIONALE

Bajqinovci: Çdo sondazh tregon se jemi 56 për qind, pa mërgatën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, është pyetur ditë më parë në lidhje me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në zgjedhje të reja, opozita mund të zhduket.

Bajqinovci, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares së Insajderit, deklaroi një gjë interesante. Sipas tij, në secilin sondazhë, po del se përkrahja për VV-në është 56 për qind.

“Çdo sondazhë po e tregon që pa mërgatën jemi 56 për qind…zhduket (opozita v.j.) edhe fort bile” – deklaroi Bajqinovci.

Bajqinovci nuk ka treguar se për cilat sondazhe e ka fjalë dhe as kur janë bërë këto sondazhe.

Lajme të ngjashme