Bajqinovci: Rama duhet t’i zhbllokojë rrugët
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka treguar pse vazhdimisht po e kritikon kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka bërë me dije se kritikat ndaj të parit të Prishtinës kanë të bëjnë me bllokimin e rrugëve.
Në emisionin ‘Hambari’ në Kanal10, ai ka thënë se Rama nuk po i kryen punët që duhet.
“Tërë kohën jam marrë me kritik ndaj Përparim Ramës që të këtë parasysh që t’i zhbllokojë këto rrugë dhe të kryejë punën për çfarë është thirrur nga qytetarët. Fatkeqësisht edhe sot në lagjen time komplet rruga ‘Ismet Krasniqi’ ishte e prerë dhe çdo dy muaj duke u ‘harrnuar’ rruga dhe kjo është problem”, ka thënë Bajqinovci.