Bajqinovci pas reagimeve të opozitës për vendimin e BE-së: Mos u tutni, kritikone edhe BE-në kur e ka keq - NACIONALE

Bajqinovci pas reagimeve të opozitës për vendimin e BE-së: Mos u tutni, kritikone edhe BE-në kur e ka keq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pas reagimeve të opozitës kundrejt pushtetit aktual pas vendimit të sotëm të BE-së, ka thënë se reagimi i tyre është i paqartë.

Bajqinovci tha se për këtë vendim as Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me BE-në.

“E paqartë se pse opozita po e kritikon Qeverinë për vendimin e sotëm të BE-së. As Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me BE-në për këtë vendim. ..Po mos u tutni, kritikone edhe BE-në kur e ka keq”, shkruan Bajqinovci.

Lajme të ngjashme