Bajqinovci lajmërohet nga Suedia, thotë se bisedat me bashkatdhetarët ishin "të mbushura me ide"
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, ka pretenduar se gjatë takimit me bashkatdhetarët në Suedi, bisedat mes tyre kanë qenë "të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët".
"Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendoje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë", tha ai ndër të tjera.