Bajqinovci: Ky është përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës - NACIONALE

Bajqinovci: Ky është përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinoci i ka reaguar kreut të Prishtinës, Përparim Rama, duke publikuar disa fotografi pranë shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi, ku shportat e mbeturinave shihen të stërmbushura.

Bajqinovci ka shkruar se ky është përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës.

Ai tutje ka thënë se kjo nuk është instalacion, por është Prishtinë e rrugës së re.

“Përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës. Tash, jam duke ecur pranë shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi. Nuk është instalacion. Është Prishtina e rrugës së re.” – ka shkruar Bajqinovci.

Lajme të ngjashme