Bajqinovci kërkon hetim ndaj Përparim Ramës për tokat: Asnjë tolerancë ndaj këtij abuzimi flagrant
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka kërkuar hetim ndaj Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci i ka bërë thirrje Prokurorisë, Policisë e Agjencisë kundër Korrupsionit për të hetuar Ramën për çështjen e shkëmbimit të tokave me ish-klientët e tij.
“Skandali i 20 milionëve në Prishtinë! Rama, edhe pse në konflikt interesi, tenton të shkëmbejë 20 hektarë të pasurisë së Komunës për interesat e tij.
Thirrje për Prokurorinë, Policinë e Krimeve Ekonomike dhe Agjencinë Antikorrupsion të marrin masa! Asnjë tolerancë ndaj këtij abuzimi flagrant të pasurisë publike!” – shkroi ai.