Bajqinovci dhe Selimi përplasen për çështjen e listave të veteranëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka pasur polemika të ashpra në Debat Plus me analistin Selim Selimi në lidhje me listat e veteranëve të luftës.
Selimi ka thënë se politika në këtë rast Qeveria e Kosovës është duke u përzier në drejtësi.
Sipas tij, i takon qeverisë të tregojë se a ka parregullsi apo jo tek listat e veteranëve, por një gjë e tillë i takon ta vendosë gjykata.
Bajqinovci në anën tjetër u shpreh se, vetë krerët apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë pranuar se ka pasur fryrje të listave të veteranëve.
Sipas Bajqinovcit, listat i kanë bërë vetë komisionet dhe jo Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkaq, atij iu kundërpërgjigj prapë Selimi, i cili tha se një gjë e tillë është paragjykim dhe për ta thënë këtë njëherë duhet ta vërtetojë gjykata.