Bajçinovci: Vuçiq po kërcënon sepse reciprociteti tashmë ka hyrë në fuqi
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, ka deklaruar se nuk është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që i shmanget bisedimeve, por Serbia.
Në emisonin 'DPT' në T7, Bajçinovci tha se është e qartë se pala serbe ajo që nuk është e interesuar për bisedime.
“Po shihet që serbët nuk kanë interes për dialog. Presidenti serb gjithmonë kërcënon sepse reciprociteti tashmë ka hyrë në fuqi”, tha Bajçinovci.
Sipas deputetit, Qeveria e Kosovës ka qenë nën presionin më të madh në vitet e kaluara. Pavarësisht presioneve, ai deklaroi se më në fund po zbatohet reciprociteti.
“Çdoherë shumicën e presionit e ka bartur Kosova. E patë që qeveria e pati një presion për çështjen e dokumentacionit, jo shtyje një muaj, jo dy, jo tre, jo nuk po e shtyjmë më”, tha ai.