Bahtiri: Protesta në Veri të Kosovës pa ndonjë vlerë, nuk e reflekton pakënaqësinë e serbëve
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ka reaguar për protestën e mbajtur sot nga serbët lokal, të cilët kundërshtuan hapjen e Urës mbi Ibër, e cila po paralajmërohet nga qeveritarët.
Sipas Bahtirit kjo protest nuk ka ndonjë vlerë të veçant, dhe nuk e pasqyron pakënaqësinë e serbëve lokal.
E plotë:
Protesta e organizuar sot në Veri të Mitrovicës, është tipike politike, dhe si e tillë nuk përbën ndonjë vlerë të veçantë e as nuk reflekton pakënaqësitë e serbëve të Veriut në lidhje me çështjen e ures.
Sot u pa se vetëm lista serbe me militantët e saj (që janë të detyruar të marrin pjesë sepse janë të paguar nga Serbia) ishin pjesë e kësaj proteste andaj faleminderit serbëve të veriut që nuk iu bashkangjiten kësaj proteste, por treguan kulturë të lartë duke injoruar tërësisht thirrjet e listes serbe për pjesëmarrje në këtë protestë.
Kosova është shtet multietnik, ku çdokush brenda këtij shtetit do të ndihet i lirë dhe i barabartë, dhe askush jashtë tij (sikurse as Vuçiqi) nuk do të mund të jetë faktor, apo të ndërhyjë në çështjet tona të brendshme.
Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti, sepse hapja e Ures do t’i shërbejë të gjithëve!
AB