Bahtiri e çon edhe më lart, kërkon 75 për qind: Bashkë për një Kosovë të pandarë - NACIONALE

Bahtiri e çon edhe më lart, kërkon 75 për qind: Bashkë për një Kosovë të pandarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agim Bahtiri, kandidat i VV-së për deputet, ka publikuar një fotografi, ku shihet edhe kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, ajo që ra në sy – së paku në syrin e gazetarit të Nacionales – ishte mbishkrimi në foton e publikuar nga Bahtiri.

Ish-kryetar i Mitrovicës, pra Bahtiri, ka çuar edhe më lartë kërkesën për vota. Pas 500 mijë votave, të cilat po i kërkon VV-ja, Bahtiri ka dalë me një përqindje.

“Bashkë, për një Kosovë të plotë dhe të pandarë. 75%” – ka shkruar Bahtiri.

Lajme të ngjashme