“Babushi është në shtëpi”: Shtëpia e Bardhë ia publikon një video Trumpit pas samitit të NATO-s
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të presidentit Donald Trump nga Samiti i NATO-s i cili u mbajt këto ditë në Hagë.
Në prapavijë të saj, dëgjohet një këngë me shprehjen “babushi”, e cila ka qenë virale këto ditë.
Gjatë qëndrimit në samit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, iu drejtua Trumpit me “babush”.
Presidenti amerikan shkaktoi të qeshura në sallë me përgjigjen e tij, duke thënë se Rutte e pëlqen atë.
“Jo, i pëlqej atij. Mendoj që i pëlqej atij. Nëse s’i pëlqej do t’ju vë në dijeni, do të kthehem dhe do ta godas ashpër. E tha me shumë dashuri, babush, je babushi im” – tha ai.