“Babë e babgjysh ju kanë ec në lloç”, Salihu: Vërshimet nxorën racizmin ndaj Drenicës - NACIONALE

“Babë e babgjysh ju kanë ec në lloç”, Salihu: Vërshimet nxorën racizmin ndaj Drenicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga dje është hapur si temë e diskutimit çështja e komenteve të tmerrshme në drejtim të Drenicës, rajonit ku bën pjesë edhe Skenderaji, që u prek shumë nga vërshimet e fundit.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe analisti Fitim Salihu, i cili komentet i ka vlerësuar si “racizëm krahinor kundrejt Drenicës”.

“Vershimet nuk i nxorren vetem ujerat e zeza te kanalizimeve, por edhe ujerat e zeza te racizmit krahinor kundrejt Drenices.” – shkroi ndër të tjera ai.

Kujtojmë që ishte Nacionale që hedhi dritë mbi këto komente, duke botuar një shkrim në lidhje me këtë qasje urrejtëse ndaj rajonit të Drenicës.

Lajme të ngjashme