Babai rrah vajzën e tij në Mitrovicën Jugore, te dy pësojnë lëndime nga dhuna - NACIONALE

Babai rrah vajzën e tij në Mitrovicën Jugore, te dy pësojnë lëndime nga dhuna

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicën Jugore.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Si pasojë e dhunës, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jug / 04.09.2024 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme