Babai e raporton të zhdukur djalin e tij në Prishtinë
Një person ka raportuar djalin e tij të zhdukur njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Ai ka thënë se djali i tij doli nga shtëpia të shtunën (2 gusht) dhe nuk u kthye më.
Personi ka raportuar rastin të hënën. Policia thotë se rasti është nën hetime.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Skender Luarasi, Prishtinë / 03.08.2024 – 20:10. Më 05.08.2024 ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë.