Babai e raporton të zhdukur djalin e tij në Ferizaj, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka treguar se një burrë ka njoftuar për zhdukjen e djali të tij.
Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se personi në fjalë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten në Ferizaj.
“Rr. Epopeja e Jezercit, Ferizaj 08.05.2025, 08:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin policor.