Babai e gjen djalin pa ndjenja në Gjilan, e pastaj i vdes në spital - NACIONALE

Babai e gjen djalin pa ndjenja në Gjilan, e pastaj i vdes në spital

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh, babai ka njoftuar PK-në se ka gjetur djalin e tij pa ndjenja.

Më vonë, djali ka ndërruar jetë në emergjencë.

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 21.11.2024-13:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme