“Baba” për analiza merret me Sarrazinin: Po sillet si kauboj - NACIONALE

“Baba” për analiza merret me Sarrazinin: Po sillet si kauboj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nezir Kraki i cili veten e quan “baba për analiza” ka komentuar pak emisarin gjerman, Manuel Sarrazin.

Kraki ka thënë se Sarrazin po sillet si kauboj.

“Më sa e shoh unë tash s’ka Gabriel Escobar, sikur ky e përfaqsu atë metodën kaubojeske të Escobarit, me diplomaci pa takt. Askush nuk i ka thënë bëjë diplomaci për Kosovën, ai bën diplomaci për Gjermaninë. Dhe shumë mirë që bën për Gjermaninë. Interesat ekonomike, tregtare janë më shumë me Serbinë, lidhej prej 20 vitesh tash më. Por ai nuk ka mision që të flas, t’i imponojë Kosovës diçka. Apo të flas ne emër të Kosovës, as me Serbinë e as më një vend. Aty është vëzhgues, dialogu bëhet me Serbinë, jo me Gjermaninë. Kosova s’mund të lëshojë pe Serbisë, që Gjermania t’i jap diçka Kosovës. Kosova nuk ka bisedime me Gjermaninë.

“Për Asociacionin është diskutuar si ide. Kurrë nuk ka ekzistuar. As nuk dihet si do të jetë as si do të mund të jetë. Kurrë, kurrë. Propozimet që janë bërë nga BE-ja dhe nga një OJQ janë veç propozime. Askush nuk ti kërkoj të zbatoje diçka që është veç ide. Se ajo duhet të konstruktohet të ndërtohet në terren, terreni është gjeografi dhe demografi në Kosovë para se me qenë politik”, ka thënë Kraki në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme