Visar Azemi pret disa nga emrat e shquar të sportit në Ferizaj: Është koha për ndryshimin e madh - NACIONALE

Visar Azemi pret disa nga emrat e shquar të sportit në Ferizaj: Është koha për ndryshimin e madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, është takuar me disa sportistë të Ferizajt.

Ai këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Njoftimi:

Kënaqësi e madhe të nis ditën me liderët e sportit në Ferizaj!

Sot takova disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve në këtë qytet.

Prania e trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve të ndryshme, si dhe nismëtarëve të sporteve, është dëshmi e pasionit dhe angazhimit të tyre për sportin dhe rininë tonë.

Në takim theksova vlerën e kontributit të trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve, si dhe të sportistëve të rinj, që kanë arritur të fitojnë kupa vendore dhe ndërkombëtare, pavarësisht

kushteve të vështira.

Në kushte të okupimit, ata kanë mbajtur gjallë sportin dhe kanë ofruar mundësi për zhvillim dhe arritje të jashtëzakonshme për brezat e rinj.

Është koha që të rinjve tu ofrojmë kushte më të mira për të zhvilluar talentet e tyre.

Është koha për ndryshimin e madh.

Është koha për “Rrugën e Re”.

Lajme të ngjashme