Azemi për projektin e komunës së Ferizajt: U realizua shkel e shko, ka nevojë për hetim - NACIONALE

Azemi për projektin e komunës së Ferizajt: U realizua shkel e shko, ka nevojë për hetim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj ka paraqitur me fotografi si dhe ka shpjeguar se si Komuna e Ferizajt ka realizuar projekt siç thotë ai “shkel e shko”, në fshatrat Kosinë dhe Llojza. Është fjala për sanimin e kanalizimit fekat në këto fshatëra.

Sipas Azemit për këtë ka nevojë për hetim.

E plotë:

Edhe një projekt i komunës së Ferizajt, i realizuar shkel e shko. Është fjala për sanimin e kanalizimit fekal në fshatrat Kosinë dhe Llojza, i cili s'e ka zgjidhur problemin e fshatit. Shumë familje kanë ngelur pa u kyçur, duke vijuar të ballafaqohen me këtë telash.

Përtej kësaj, ndërhyrja e intervenimi në të, shumë shtëpi i rrezikon nga ujërat e zeza, në rast të reshjeve atmosferike. Kjo përveç se nuk është zgjidhje e problemit, është krijim i problemeve të reja.

Në anën tjetër, kjo kontratë është bërë me negocim, derisa në paramasë shihen qartësisht ndërhyrjet në shifra me dorë. Kjo lë hapësirë dyshimi për keqpërdorime, gjë që s'është fort e pazakontë për këta lloj tenderësh dhe komunën e Ferizajt. Këtu ka nevojë edhe për hetim.

Lajme të ngjashme