Azemi i VV-së e krahason vrasjen në "Bon Vivant" me arrestimin e Mujecit për drogë
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar për rastin e kolegut të tij, Besnik Mujeci i cili u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi me vlerë rreth 400 mijë euro në Shqipëri.
Azemi ka kritikuar të gjithë ata që sipas tij, po tentojnë të bëjnë lidhjen e rastit të Majecit me Vetëvendosjen, duke thënë se ishte kundër edhe kur e fajonin PDK-në për rastin në “Bon Vivant” edhe pse siç thotë ai: "të përfshiret në rast kanë lidhje me PDK".
“Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka shprehur keqardhje për familjen Mujeci për të cilën thotë së janë një familje atdhetare.
“Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.” – arysetohet Azemi i VV-së.
Shkrimi i tij i plotë:
Për vrasjen e ndodhur në Bon Vivant, tha mos e fajsoni PDK-në dhe Uranin, edhe pse edhe të përfshiret në rast kanë lidhje me PDK.
Ndërsa për arrestimin e një prej rreth 200 asambleistëve të Lëvizjes tentojnë ta bëjnë lidhjen me VETËVENDOSJEN.
Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.
Në këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë. Për një gjë jam i sigurt se edhe ata do kërkojnë përgjegjësi maksimale për këtë rast.
Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.
