Azemi i LDK-së në Komogllavë, fton qytetarët t’i bashkohen “Rrugës së Re”
Nën moton e Lidhjes Demokratike të Kosovës “bëhu ndryshimi” ka folur pjesëtari i LDK-së, Visar Azemi, në fshatin Komogllavë, ku ka kërkuar nga të tubuarit të bëhen pjesë e “Rrugës së Re”.
Postimi i Azemit:
Sonte në Komogllavë, takuam struktura e veprimtarë të disa nëndegëve të LDK-së në këtë rajon.
E filluam mbarë këtu për të vazhduar rrugëtimin tonë në secilën lagje e nëndegë.
Diskutuam për hapat që do të ndjekim për të forcuar praninë tonë në terren.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për t'i angazhuar ata në programin tonë politik “Rruga e Re”.
Do të kemi edhe takime të tjera, duke u lidhur ngushtë me njerëzit dhe duke ndarë me ta vizionin tonë për të ardhmen.
Këto aktivitete janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë që na pret.
Bashkë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Le të bashkohemi në këtë mision të rëndësishëm!