Azemi i LDK-së me kritika për kryetarin e Ferizajt: Shkollat ngjajnë me deponi mbeturinash
Visar Azemi, anëtar i LDK-së, ka pasur kritika për udhëheqjen e Ferizajt.
Ai ka publikuar disa fotografi, dhe ka krahasuar shkollat me deponi të mbeturinave.
Postimi:
Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash. Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë.