Azemi i LDK-së dorëzon “dëshmi” në KEDS-i: Po vjedhin me njehsorët elektrikë
Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar disa dokumente në zyrën e KEDS-it, të cilat, sipas tij, deshmojnë se njehsorët elektrikë po masin gabimisht kohën.
Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, ai ka thënë se këto janë fakte të mjaftueshme që dëshmojnë për vjedhjet që po bëhen.
Ai ka kërkuar hetim për këtë çështje.
“Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe t’ju tregoj që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.
Të mërkurën edhe gazeta Nacionale ka publikuar një hulumtim në lidhje me këtë çështje.
Hulumtimi në terren i gazetës Nacionale ka zbuluar të dhëna shqetësuese mbi sinkronizimin e orës së njehsorëve të energjisë elektrike dhe orës reale.
Ne kemi qenë në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Fushë Kosovë, Podujevë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, ku kemi mbledhur në total 1050 njëhsorë të energjisë elektrike, duke krahasuar orën në këta njëhsorë dhe orën e saktë sipas kohës zyrtare.
Rezultati tregon një devijim të madh: Vetëm 3 njëhsorë nga 1050 në total rezultuan pa asnjë devijim në kohë. Të gjithë të tjerët kishin diferenca.